Zgjedhjet, PDIU ende në opozitë, pritet takimi me Bashën

Shqipëria

Zgjedhjet, PDIU ende në opozitë, pritet takimi me Bashën

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 20:29

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, e cila është pjesë koalicionin opozitar, duket se ka vendosur të jetë ende një forcë opozitare. Në prag të zgjedhjeve vendore për 61 bashkitë e vendit, që do të mbahen me 21 Qershor forca e dytë opozitare më e madhe në vend do të ketë pretendimet e saj për zonat ku do të garojë në zgjedhje. Kështu burime nga Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, shprehen për “Shqiptarja” se forca e tyre politike pret të rakordojë zonat e lira ku ajo do të vendosë emrat e përfaqësueseve të PDIU për të garuar.

Ndërsa sqarojnë se kjo pjesë do të ezaurohet gjatë këtyre ditëve në një takim shumë të afërt në kohë që do të zhvillohet me kreun demokrat Lulzim Basha. Ndërkohë që Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, pretendimet më të mëdhaja për të garuar me emrat që ajo do propozojë, do t’i ketë në ato zona ku ajo ka nxjerrë depuetë. Duke qenë se në ato zona sipas sqarimeve nga PDIU, pjesa më e madhe janë nga komuniteti çam dhe mbështetja për kandidaturat që mund të bien dakort me Partinë Demokratike do të jetë maksimale në këto zona.

Megjithatë gjithçka do të vendoset në takimin që kreu i PDIU-së Idrizi do të zhvillojë gjatë këtyre ditëve me kreun e PD-së, Basha. Ndërkohë duhet të kujtojmë këtu që rruga opozitare për PDIU-n dhe PD-n nuk ka qenë edhe aq paqësore dhe e qetë. Kjo për faktin se Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet, forca e dytë opozitare më e madhe në vend, theu vendimin politik të kreut të opozitës, Lulzim Basha, për bojkot ndaj jetës parlamentare. PDIU u bë pjesë e punimeve në Parlament, kur mazhoranca qeverisëse po diskutonte mbi reformën territoriale.

Në këtë kohë kreu i PDIU-s Shpëtim Idrizi, e braktisi Bashën duke u bërë pjesë e komisionit për reformën. Pas këtij rasti PDIU u bë pjesë e punimeve në Parlament edhe në moment të tjera gjatë seancave plenare. Ndërkohë që gjatë kësaj kohe u përfol shumë për një koalicion të mundshëm mes Idrizit dhe kryeminstri Rama, por deri tani gjithçka ngelet e thënë, pasi asgjë nuk është bërë konkrete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat