Borë në zonat malore, vështirësi në rrugët drejt juglindjes dhe verilindjes

Shqipëria

Borë në zonat malore, vështirësi në rrugët drejt juglindjes dhe verilindjes

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 19:06

Moti i keq dhe reshjet e shumta të borës në zonën juglindore kanë reflektuar edhe probleme sa i takon qarkullimit të automjeteve.

Situata më e rënduar ka qenë mbrëmjen e së shtunës në aksin Qafë Thanë-Korçë, në pjesën e Qafë Plloçës, ku dhjetëra automjete janë bllokuar për shkak se trashësia e borës ka kaluar 30 cm.

Forca të shumta policie janë pozicionuar në dy anët e Qafë Plloçës, ku kanë ndaluar qarkullimin e mjeteve të pa pajisura me zinxhirë, por edhe ato të tonazhit të rëndë, për të shmangur aksidentet si pasojë e borës.

Drejtuesit e mjeteve, pasi kanë qëndruar për orë të tëra në pritje, si çdo herë kanë ngritur shqetësimin e tyre për problemet që hasin në lëvizje, si pasojë e borës dhe rrugëve që bllokohen prej saj.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Rrugëve, thuajse të gjitha akset janë të kalueshme, përveç segmentit Korçë-Dardhë, ku është i domosdoshëm përdorimi i zinxhirëve.

Edhe në zonën verilindore situata është problematike, megjithatë vetëm disa komuna të Kukësit dhe Tropojës janë të izoluara. Trashësia e dëborës ka arritur në disa zona deri në 60 centimetra dhe dhjetëra fadroma e makina borëpastruese janë të angazhuara për të mbajtur nën kontroll trafikun.

Rruga e Kombit po mbahet nën kontroll, si pasojë e përqëndrimit të shumë mjeteve borëpastruese, ndërsa disa komuna të thella të Kukësit, si Zapot, Grykë Çajë, si dhe Lekbibaj në Tropojë. Në Qarkun e Kukësit janë pa energji elektrike disa lagje të qytetit, por edhe komunat Tërthore, Shishtavec, Topojan, Zapod, Surroj, Malzi, Bushtricë, Kalisë, e Grykë–Çajë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat