Vlahutin në Berat, BE fonde për restaurimin e Kullës së Tabjes

Shqipëria

Vlahutin në Berat, BE fonde për restaurimin e Kullës së Tabjes

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 16:45

Me ndihmën e Bashkimit Evropian këtë viti do të fillojnë projektet e restaurimit të Kullës së Tabjes, rregullimi i kanalizimeve dhe rrugës së kalasë nga ish-merkato deri në Qafën e Kalasë, në qytetin e Beratit.

Kjo u bë e ditur në kuadër të një vizitë zyrtare që Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin zhvilloi dy ditë më parë në Berat.

Në takimin me Kryetarin e Bashkisë, Fadil Nasufi, u diskutua mbi projektet e BE-së të zbatuara në Berat, duke vlerësuar mbështetjen dhe modelin që BE jep me projektet e saj.

Më pas, Ambasadorja Vlahutin zhvilloi një vizitë në Qendrën Ndërkulturore për Romët dhe Egjiptianët, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, si dhe kreu një vizitë në kala ku është realizuar projekti i rehabilitimit të infrastrukturës së saj nga fondet e Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat