MZHUT: 2 vjet qira për banorët e lagjes “Kushtrimi”

Shqipëria

MZHUT: 2 vjet qira për banorët e lagjes “Kushtrimi”

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 16:23

Pas protestës së banorëve të lagjes “Kushtrimi” në Vlorë, të cilët kërkuan shpronësimin e banesave të tyre, që janë në proces legalizimi, ka reaguar edhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit.

MZHUT deklaroi sot se qeveria shqiptare ka marrë një vendim për të shpronësuar sipas ligjeve në fuqi, pronarët e disa banesave ku do të kalojë rruga që do të lidhë qytetin e Vlorës me rrugën nacionale. Bëhet fjalë për një segment rrugor që do të nxisë turizmin dhe zhvillimin ekonomik jo vetëm në Vlorë, por edhe në të gjithë zonën jugore të Shqipërisë.

MZHUT deklaroi se përveç shpronësimit të pronarëve të ndërtimeve me leje, qeveria ka ndërmarrë edhe një hap më shumë me karakter social, “duke ofruar qira për dy vitet e ardhshme për ato familje, të cilat jo vetëm kanë ndërtuar pa leje, por edhe nuk i kanë ndërtimet e tyre të legalizuara apo në proces legalizimi”.

Ministria u shpreh se ndërtimi i rrugës i shërben zhvillimit të mëtejshëm të Vlorës, dhe se politizimi i këtij projekti dhe hapave që qeveria po ndërmerr, shkon kundër interesave të qytetit dhe banorëve të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat