Kryebashkiaku i Përmetit apel banorëve të rrjedhës së poshte të Vjosës: Lini banesat urgjentisht

Shqipëria

Kryebashkiaku i Përmetit apel banorëve të rrjedhës së poshte të Vjosës: Lini banesat urgjentisht

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 15:06

Kryetari i bashkisë së Përmetit, Gilberto Jaçe bëri apel përmes Ora News të gjithë banorët e rrjedhes së poshtë të Vjosës sepse pas disa orësh rrezikohen.

“Edhe atyre që nuk i ka marrë mendja ndonjëherë që mund të jenë nën rrezikun e përmbytjeve të largohen urgjent nga cdo lloj banese. Siuata është urgjente.

Kundrejt Vjosës askush nuk ka cfarë të bëjë. Pas 6 orësh rrrezikohen banorët e rrjedhës së poshte. Do të kapë nivelet e panjohura më parë. Rreziku është më i vogël në rrjedhën e sipërme, pasi ka shtrat të thelluar. Më e rrezikuar situata është në rjedhën e poshte në Vlorë, Fier, fushat e Tepelenës rrezikohen masivisht të jetë katastrofë”, tha Jaçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat