INUK: Nesër nis aksioni në Vlorë, protesta politike

Shqipëria

INUK: Nesër nis aksioni në Vlorë, protesta politike

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 14:06

INUK nuk tërhiqet nga zbatimi i planit të punës, pavarësisht se prej ditësh banorët e lagjes “Kushtrimi” në Vlorë vazhdojnë protestat. Këta qytetarë, të cilët u ngritën edhe sot, kërkojnë që banesat e tyre që janë në proces legalizimi të shpronësohen dhe të marrin dëmshpërblimin.

Përmes një deklarate për mediat, INUK njoftoi se aksioni do të nisë mëngjesin e së hënës siç ishte paralajmëruar.

“Operacioni do tё fillojё nё orёn 08:00 dhe do tё vazhdojё pёr disa ditё, nё lagjen “Kushtrimi”, nё dy krahёt e rrugёs Trans-Ballkanike. Mjetet e INUK do tё shembin njё numёr tё konsiderueshёm objektesh, mbi 100 tё tilla”, theksohet në deklaratën e INUK.

Sipas INUK janë bërë prej ditёsh lajmёrimet pёr qytetarёt tё cilёt janё prekur nga ky vendim, pёr tё marrё masat e tyre me qёllim lehtёsimin e punёs. INUK kёrkon bashkёpunimin dhe mirёkuptimin, jo vetёm nga banorёt e lagjes “Kushtrimi”, por edhe nga gjithё qytetarёt e Vlorёs.

“Pavarёsisht çdo nxitjeje politike qё nuk ka munguar deri tani, apo aksioni politik qё mund tё jetё paramenduar, INUK do tё vijojё punёn e planifikuar pa ndryshuar asgjё nё axhendёn e tij operacionale. Pёrveç ndёrhyrjes nё kёtё zonё, INUK ka planifikuar edhe disa operacione brenda qytetit tё Vlorёs pёr lirimin e hapёsirave publike nga objektet e paligjshme”, deklaron INUK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat