Përmbytet lokali në Memaliaj, niset një helikopter të shtëpojë pronarin (Video)

Shqipëria

Përmbytet lokali në Memaliaj, niset një helikopter të shtëpojë pronarin (Video)

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 12:29

Në një intervistë për Ora News kryetari i bashkisë së Memaliajt, Lulzim Meçe deklaroi se janë marrë të gjitha masat për të përballuar situatën dhe për raste të evakuimit
“Ndërkohë një lokal është përmbytur dhe ka mbetur i bllokuar pronari i saj. Në bashkëpunim me prefekten dhe shtabin e emergjencave do të bëhet evakuimi I tij me helikopter” deklaroi ai
Prurjet e mëdha të lumit Vjosë kanë përmbytur lokalin “1 Maji” tek rrepet e Memaliajt.
Më vonë forcat e policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë përpjekje për ta nxjerrë por s’kanë mundur dot për shkak të prurjeve të mëdha të lumit Vjosë.
“Për nxjerrjen e tij nga lokali do niset një helikopter , pasi vetëm nga ajëri mund të realizohet nxjerrja e tij. Gjendja e rojes së lokalit është e mirë pasi ka hipur në pjesën e sipërme të lokalit dhe nuk rrezikohet për momentin” deklaroi policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat