Aleanca KuqeZi proteston në dyert e Kuvendit: “Test Droge për qeveritarët dhe 140 deputetët”

Shqipëria

Aleanca KuqeZi proteston në dyert e Kuvendit: “Test Droge për qeveritarët dhe 140 deputetët”

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 11:35

Dhjetra aktivistë të Aleancës KuqeZi bllokuan sot dyert e Kuvendit të Shqipërisë në promovimin e nismës tyre ligjore "Test Droge për qeveritarët dhe 140 deputetët". Aktivistët e Aleancës KuqeZi shpalosën 140 formularët qe nesër çdo deputet duhet ti plotësojë në fillimin e javës. Formularët ishin të shoqëruar me shiringa dhe çdo detaj preoçedural konform standatredeve ndërkombëtare për egzaminimin e llojit të drogave që mund të identifikohe në gjakun e zyrtarëve nëse ata janë përdorues të rregullt. Gjatë tubimit Kreshnik Spahiu kreu i Aleancës KuqeZi deklaroi se: "Politika dhe shteti kanë detyrimin të bëjnë transparencë me publikun nëse funksionarët e lartue të shtetit janë përdorues të drogës apo jo.

Ashtu si në SHBA, Britani, Hungari etj edhe Shqipëria ka nevojë që të testoi plitikanët e saj. Vnedi ynë i cili është shdëruar në Kolumbi europiane në prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike duhet të filtroj në rradhë të parë qeveritarët dhe funksiionarët e lartë. Eshtë detyrim moral dhe duhet të jetë edhe ligjor që çdo zyrtar i lartë të mos jetë nën efektet e drogës kur merr një vendim me efekt publik te njerzit." Aleanca KuqeZi depozitoi në zyrat e Kuvendit pr/ligjin "Test Droge për çdo qeveritar dhe 140 deputetët"

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat