Përmbytjet/Policia e Shtetit apel qytetarëve: Shmangni udhëtimin drejt qyteteve të jugut

Shqipëria

Përmbytjet/Policia e Shtetit apel qytetarëve: Shmangni udhëtimin drejt qyteteve të jugut

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 11:08

Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë atyre qytetarëve që kanë planifikuar të udhëtojnë në drejtim të qyteteve të jugut , të anullojnë lëvizjet , pasi prurjet e mëdha të lumenjve dhe përrenjëve , rrezikojnë bllokimin e akseve rrugore nacionale.


Njëkohësisht kërkon mirkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve për të zbatuar kërkesat ligjore, të bashkëpunojnë me patrullat e policisë rrugore dhe asaj të rendit në territor për të bërë të mundur evitimin e bllokimeve dhe normalizimin e situatës me qëllim shmangien e ngjarjeve aksidentale.


Si pasojë e vijimit të motit të keq , në disa qarqe të vendit kemi këtë situatë :


Në Qarkun Gjirokastër:


Akset rrugore nacionale janë të kalueshme për momentin, rrezikon dalja e ujit në rrugë në vendin e quajtir Kthesa e Viroit në hyrje të qytetit Gjirokastër.


Si pasojë e daljes së lumit Drinio nga shtrati është bllokuar aksi rrugor rural Gjirokastër Lunxhëri.


Si dhe është bllokuar aksi rrugor Libohovë –Sofratikë.


Ne Memaliaj tek rrepet e Memaliaj , në lokalin e quajtur 1 Maji , është bllokuar roja i lokalit nga prurjet e mëdha të lumit Vjosë.


Forcate policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë përpjekie për ta nxjerrë por s’kanë mundur dot për shkak të prurjeve të mëdha të lumit Vjosë.


Për nxjerrjen e tij nga lokali do niset një helikopter , pasi vetëm nga ajëri mund të realizohet nxjerrja e tij. Gjendja e rojes së lokalit është e mirë pasi ka hipur në pjesën e sipërme të lokalit dhe nuk rrezikohet për momentin.


Në Përmet , aksi rrugor Përmet Çarshovë është i bllokuar në vendin e quajtur Badlonjë pasi lumi vjosë ka dalë rreth dy metra në rrugë.


Aksi Rrugor Tepelenë – Përmet është i bllokuar në vendin e quajtur Dragot , pasi lumi Vjosë ka dalë në rrugë.


Në qarkun Berat:


Si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Osum ka përmbytje te tokave. Rruga e Skraparit midis Bogoves e Pronovikut është e bllokuar nga rreshqitet e dheut.


Ne qytetin e Skraparit është e pa kalueshme Ura e pazarit që lidh 6 fashtra , pasi uji ka dalë mbi urë . Ne Urën Vajgurore dy familje janë evakuuar nga forcat speciale me varka .


Në qarkun Vlorë :


Forcat Speciale kanë evakuuar 14 familje në zonën e Novoselës në fshatin Fitore . Aksi Selenicë Vlorë në vendin e quajtur bishti i malit është i bllokuar nga prurjet e mëdha të lumit Vjosë. Aksi rrugor që të çon në komunën Vllahinë është ë bllokuar nga rrëshqitjet e dheut.


Në Qarkun Fier:


Si pasojë e prurjeve të mëdha të Gjanicës në dy lagje të qytetit Fier , në lagjen 1 Maj dhe Sheq,në rreth 150 banesa e biznese është futur uji brenda.


Në komunën Cakran ka përmbytje të tokave.


Ne fshatin Çerven të komunës Frakull janë përmbytur 6 banesa, ku banorët janë evakuuar nga Policia , si dhe janë dhe rreth 50 banesa të tjera të rrethuara nga uji.


Policia dhe grupi i emergjencave po bëjnë evakuimin e banorëve dhë të gjësë së gjallë.


Ne fshatin Feras të komunës Levan në rreth 50 banesa po hyn uji brenda . Forcat e Policisë po evakuojnë banorët dhe gjënë e gjallë.


Për shkak të situatës së krijuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur dhe funksionom Shtabi i emergjenës.


Në ndihmë të banorëve në zonat e rrezikuara nga prurjet e mëdha të lumenjve e përrenjëve janë angazhuar të gjitha forcat e Lëvizshme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit , si dhe kanë kaluar në gadishmëri të plotë , efektivat e Policisë në Drejtoritë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, Fier, Vlorë e Berat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat