Porositën vrasjen e Serjanit, 2 kushurinjtë Hoxhallari drejt lirisë

Shqipëria

Porositën vrasjen e Serjanit, 2 kushurinjtë Hoxhallari drejt lirisë

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 08:29

Aurel e Amarildo Hoxhallari, të dyshuar si porositës të atentatit ndaj Pajtim Serjanit, më 5 janar të këtij viti, me shumë gjasë do të lënë qelitë e paraburgimit gjatë ditës së sotme. Prokuroria e Krimeve të Rënda në seancë gjyqësore nuk do të kërkojë si masë shtrënguese ndaj dy të dyshuarve, atë të “arrestit me burg”, pasi përgjatë afatit 20-ditor të lënë në dispozicion nga gjykata, nuk ka mundur të sigurojë prova për të provuar implikimin e tyre në krimin e rëndë. Kur u arrestuan 2 kushërinjtë Hoxhallari, policia deklaroi se ata “akuzohen për vrasje me paramendim”, por duket se ajo nuk serviri prova bindëse për prokurorinë e gjykatën.


Të dy palët do të paraqiten në seancën e ditës së sotme, ku dhe do të vendoset për fatin e dy të dyshuarve për akuzën e “Vrasjes me paramendim, e kryer në bashkëpunim e ngelur në tentativë”. “Nuk do të kërkojmë si masë shtrënguese atë të arrestit me burg apo arrest me burg me afat, por një masë tjetër shtrënguese të një karakteri më të lehtë, siç mund të jetë detyrimi për të mos dalë jashtë vendit, pasi nuk kemi prova të mjaftueshme dhe bindëse, për t’i mbajtur të arrestuar”, tha një zyrtar i lartë i prokurorisë. Ai theksoi më tej se policia nuk ka referuar asnjë provë bindëse mbi bazën e të cilave mund të provohej përfshirja në krim e dy të dyshuarve.


PERPLASJA


Nisur nga qëndrimi i zyrtarit të prokurorisë, duket se për rastin në fjalë ka një mospajtim mes institucioneve, polici-prokuroria. Kjo, pasi policia deklaron se ka prova se dy kushërinjtë kanë planifikuar e organizuar atentatin ndaj Serjanit./balkanweb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat