Topi: Të dyja palët kanë lidhje me krimin

Shqipëria

Topi: Të dyja palët kanë lidhje me krimin

Më: 31 janar 2015 Në ora: 20:30

Kreu i Forumit Rinor Demokrat, Bamir Topi shprehet se krimi ka lidhje si me opozitën, ashtu edhe me qeverinë.

Ai ka folur për procesin e dekriminalizimit gjatë një takimi me strukturat e partisë në Shkodër.

Gjithashtu ish-Presidenti Topi e ka cilësuar këtë Parlament si më të dobëtin në historinë e Shqipërisë.

Duke u ndalur te situata ekonomike në vend, Topi ka thënë se papunësia në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë arrin në shifra të frikshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat