Vlorë, dita e dytë e protestës, banorët bllokojnë rrugën, u premtohet zgjidhje

Shqipëria

Vlorë, dita e dytë e protestës, banorët bllokojnë rrugën, u premtohet zgjidhje

Më: 30 janar 2015 Në ora: 22:14

Në ditën e dytë të protestës, banorët e lagjes “Kushtrimi”, që preken nga projekti i rrugës Transballkanike që lidh Vlorën me autostradën, kanë bllokuar këtë të fundit.

Më herët banorët janë takuar me deputetin e LSI, Shkëlqim Selami dhe kreun e PD dega Vlorë, të cilët u kanë premtuar zgjidhje të problemit. Qindra automjete u bllokuan në rrugë, derisa erdhën blutë e Vlorës dhe larguan protestuesit, të cilët nuk bënë rezistencë.

Pritet që ky shqetësim të zgjidhet me ndërhyrjen e pushtetit qendror, pasi Bashkia Vlorë nuk e ka përfshirë çështjen në Buxhetin e vitit 2015.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat