Bllokohet rruga Tiranë-Elbasan këtë fundjavë, kaloni nga Rrogozhina

Shqipëria

Bllokohet rruga Tiranë-Elbasan këtë fundjavë, kaloni nga Rrogozhina

Më: 30 janar 2015 Në ora: 18:56

Bllokohet aksi rrugor Tiranë - Elbasan këtë fundjavë për shkak të reshjeve të shiut. Automjetet nuk do të mund të kalojnë në këtë segment përgjatë gjithë fundjavës, deri në një njoftim të dytë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se mbyllja e këtij aksi, bëhet nga problemet që mund të shkaktohen nga rrëshqitjet e tokës, veçanërisht në zonën e Ibës.

“Fillimi i reshjeve të shiut mund të krijojë probleme në zonën e rrëshqitjeve”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Në këtë mënyrë, ARRSH i rekomandon drejtuesve të automjeteve të përdorin për qarkullim aksin Tiranë - Rrogozhinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat