Familja e Enver Hoxhës në pikë të hallit, të varfër në llogaritë bankare

Shqipëria

Familja e Enver Hoxhës në pikë të hallit, të varfër në llogaritë bankare

Më: 30 janar 2015 Në ora: 17:21

Pas kryerjes së një kontrolli mbi llogaritë bankare të 13 pjestarëve të afërm të Ermal Hoxhës është vënë re se shuma që ata dispononin, nuk ishte aspak e majme. Vetëm në një rast bëhej fjalë për 3 milionë lekë të vjetra.

Kjo është përgjigjja e agjensisë së pastrimit të parave në Ministrine e Financave, duke na nxjerrë në rezultatin se pasardhësit e ish-diktatorit Enver Hoxha janë të varfër. Sipas shkresës zyrtare, për 13 pjesëtarë të afërm të Ermal Hoxhës është kryer verifikimi pasuror në të gjitha llogarite bankare të bankave të nivelit të dytë në Shqipëri dhe rezultojnë të varfër.

Në shkresa thuhet se llogaria më e majme është e një prej pjestarëve të ngushte të familjes, që kishte një shumë deri në 3 mln lekë të vjetra të kursyera. Këto kursime, varionin nga 200 mijë lekë deri në 3 mln lekë të vjetra duke përfshirë këtu edhe kredine që Ermal Hoxha kishte marre për rikonstruksionin e shtëpisë. "ABC News" bën me dije se Hipotekat ende nuk kanë sjelle përgjigje në lidhje me pronat që figurojnë në emër të Ermal Hoxhës, apo familjarëve të afërm të tyre.

Krahas hetimit për trafik droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Prokuroria do të hetoje Gentian Gjonaj edhe për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”. Kjo pasi është sekuestruar kontrata e qerasë së magazinave, ku rezulton se Aleksandër Nasufi është emër fiktiv, por që ka fotografine e Gentian Gjonajt. Sipas hetimeve, bashkangjitur kontratës së qërasë, ndodhen kartat e identitetit të qeradhënësit të arrestuar Kelmend Dalipi dhe një kopje e kartës së identitetit me emër të qeramarrësit Aleksandër Nasufi, por që ka foton e të dyshuarit si njëri nga krerët e organizatës së trafikut të drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat