Topi: Drejtësia e varur nga politika PS-LSI version kriminal për vendin

Shqipëria

Topi: Drejtësia e varur nga politika PS-LSI version kriminal për vendin

Më: 30 janar 2015 Në ora: 16:45

Dy forcat më të mëdha politike kanë një version kriminal për drejtimin e vendit dhe nuk mund të ndërtohet ky institucion mbi bazën e një kontingjenti kriminal. Kështu është shprehur nga Peshkopia kreu i FRD, Bamir Topi. Në takimin e radhës me strukturat e partisë në këtë qarkun e Dibrës, Topi u shpreh se drejtësia sa vjen e bëhet më e varur nga politika.

“Që quani përfaqësues politik në parlament, ju i quani kriminel dhe ju i jepni të drejtë , ju e keni pohuar me gojën tuaj, po pse erdhi kjo?! Kjo erdhi sepse ju keni një vizion kriminal, për mënyrën se si i ndryshoni ligjet, kushtetuta, keni një vizion kriminal se si drejtohet ky vend. Nuk ndërtohet dhe besohet se ndërtohet një institucion i drejtësisë mbi bazën e këtij kontingjenti me vizion kriminal”, u shpreh ish-presidenti Topi.

Situata politike për ish presidentin është shumë e debatueshme ku mazhoranca e trajton situatën politiko-ekonomike me nota pozitive, dhe opozita si shumë negative, ndërsa theksoi se dhe vendi ka nevojë për forca politike realiste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat