Meta- Danielsson: Parësor, progresi i Shqipërisë në përmbushjen e pesë prioriteteve të BE

Shqipëria

Meta- Danielsson: Parësor, progresi i Shqipërisë në përmbushjen e pesë prioriteteve të BE

Më: 30 janar 2015 Në ora: 15:08

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Christian Danielsson, ku ne fokus ishte progresi i Shqipërisë në përmbushjen e 5 prioriteteve të BE dhe mbi ecurinë e reformave të ndërmarra nga qeveria.

Kryetari i Kuvendit, Meta, shprehu vlerësimin për punën dhe përkushtimin e Komisionit Evropian ndaj axhendës evropiane të Shqipërisë dhe vuri në dukje se “Kuvendi do vazhdojë t’a intensifikojë zbatimin e planit të veprimit dhe rolit të tij mbikëqyrës përmes transparencës, gjithëpërfshirjes dhe fokusimit tek standartet që duhen arritur”.

Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Christian Danielsson, e përgëzoi Kryetarin e Kuvendit për marrëveshjen e dhjetorit që siguroi ripërfshrijen e opozitës në jetën parlamentare shqiptare, duke theksuar se “Komisioni Evropian është miku më i mirë i Shqipërisë përgjatë procesit të integrimit dhe se marrëdhëniet e ngushta me Kuvendin do intensifikohen më tej në funksion të përmbushjes së prioriteteve”.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, nënvizoi në përfundim se axhenda e reformave të nisura dhe përmirësimi i standarteve të qeverisjes do vijnë duke u forcuar dhe në këtë drejtim Shqipëria e vlerëson mbështetjen substanciale dhe të vazhdueshme të të gjitha strukturave të Bashkimit Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat