Danielsson: Statusi kandidat sjell më shumë përgjegjësi për Shqipërinë

Shqipëria

Danielsson: Statusi kandidat sjell më shumë përgjegjësi për Shqipërinë

Më: 30 janar 2015 Në ora: 14:40

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit (DG NEAR) pranë Komisionit Evropian, Christian Danielsson, zhvilloi një vizitë sot në Tiranë për të diskutuar mbi përparimin e Shqipërisë në kuadër të pesë përparësive kyçe.

Danielsson u takua me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Në këto takime, Danielsson njohu përparimin e vendit drejt arritjes së pesë përparësive kryesore, por edhe hapat e mëtejshëm që duhen ndërmarrë për kryerjen e suksesshme të refomës në drejtësi, për përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit dhe për përparimin e Shqipërisë me reformat në përgjithësi.

Ai nënvizoi se statusi i vendit kandidat sjell më shumë përgjegjësi për çfarë pritet nga Shqipëria në lidhje me agjendën evropiane. Christian Danielsson konfirmoi angazhimin e Komisionit Evropian për integrimin e Shqipërisë në BE, për monitorimin e ngushtë të këtij procesi dhe për ndihmën ndaj vendit në përpjekjet për reforma. /

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat