Blendi Klosi zgjidhet nënkryetar i Komisionit Hetimor

Shqipëria

Blendi Klosi zgjidhet nënkryetar i Komisionit Hetimor

Më: 30 janar 2015 Në ora: 13:24

Komisioni Hetimor Parlamentar për serverin e tatimeve, u mblodh sot për herë të parë pas miratimit nga Kuvendi. Në mbledhjen e parë të tij, deputeti i Partisë Socialiste Blendi Klosi, u zgjodh nënkryetar i këtij komisioni.

Ky i fundit propozoi deputeten socialiste, Blerina Gjylameti si sekretare të këtij komisioni, dhe kjo kërkesë u miratua.

Drejtimin e këtij komisioni e kanë demokratët. Kryetari i Komisionit Arben Ristani në këtë mbledhje të parë ka propozuar miratimin e rregullores. Por Klosi tha se, rregullorja duhet të diskutohet në mbledhjen e radhës, që është përcaktuar ditën e martë në orën 12:00.

Florion Mima, Jorida Tabaku, Helidon Bushati janë anëtarët e tjerë të PD-së për Komisioni Hetimor për serverin e tatimeve. Komisioni hetimor për administratën dhe ai i për serverin e tatimeve ishin një nga kërkesat e PD-së, për të thyer bojkotin parlamentar. Këto dy komisione u miratuan që në seancën e parë parlamentare të këtij sesioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat