“Feka, një Riformato i Ramës në Spanjë”

Shqipëria

“Feka, një Riformato i Ramës në Spanjë”

Më: 30 janar 2015 Në ora: 11:05

Ish- kryeministri Sali Berisha mendon se Sokol Feka është një benjamin i drejtuesve të qeverisë.

Feka vdiq duke transportuar drogë me një helikopter në Spanjë.

“Te dashur miq, qeveria Rama filloi tani eksportimin e Riformatove ne vende te tjera. Keshtu, piloti aktiv Feka, nje benjamin i ministres Kodheli, ne 6 mujorin e pare te vitit 2014 kishte kaluar dy muaj kualifikime ne vende te ndryshme dhe kishte marre “pak” leje per nje mision nderkombetar droge ne Spanje, ku dhe humbi jeten.

Mister i madh mbulon kete ceshtje. Banoret te Gjirokastres kane disa mendime per kete xhalo qe duhen verifikuar. Pasi bene Shqiperine Kolumbine e Europes, tani do tentojne te bejne Europen si Shqiperine. Rama, per t’u mbrojtur nga faktet qe deshmojne lidhjen e ngushte te qeverise me banden e shqiptaro – kolumbiane te kokaines, tha ne Parlament se mori falenderime nga nivele shume te larta te vendeve partnere per operacionin e Interpolit, Europolit dhe Prokurorise se Shtetit kunder bandes se kokaines, bandes se Partise Hakmarrja per Drejtesi.

Neser me siguri do te na thote se mori telefonata nga nivelet me te larta te Spanjes per rrezimin e Riformatos se tij ne shtyllen e korentit ne Malaga!!” shkruan Berisha në FB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat