Pranohet gjykimi i shkurtuar, Xhuvani i shpëton burgut përjetë

Shqipëria

Pranohet gjykimi i shkurtuar, Xhuvani i shpëton burgut përjetë

Më: 30 janar 2015 Në ora: 07:56

Gjykata e Tiranës vendosi dje të pranojë kërkesën e Kostandin Xhuvanit për gjykim të shkurtuar të tij, i akuzuar për vrasjen e katër personave, në lokalin “Ante Grand”, në rrugën e Elbasanit, përballë Fakultetit Filologjik, ngjarje e ndodhur me katër nëntor të vitit 2014. Kostandin Xhuvani 25 vjeç, është djali i dy artistëve të njohur, regjisorit dhe producentit Dhimitër Xhuvani dhe aktores së njohur Luiza Xhuvani. Ai nuk pranoi të flasë para trupit gjykues duke u shprehur se do të japë mendimin e tij pasi të njihet me konkluzionet përfundimtare. Pranimi i gjykimit të shkurtuar do të thotë se Xhuvani do të shmangë dënimin me burgim të përjetshëm ndaj akuzës për vrasjen e katër personave, ngjarje e ndodhur në nëntor të vitit 2014. Kjo pasi nëpërmjet kësaj procedure, ai mund t’i të uljes së dënimit e masës. Xhuvani dukej në gjendje jo të mirë psikologjike gjatë seancës. Përveçse ishte gjatë gjithë kohës duke përtypur çamçakëz, ai pati vështirësi kur i ngrit për të folur si dhe kur u ul sërish. Gjatë kohës që Xhuvani, u ngrit në këmbë pasi ia kërkoi Gjykata, ai ishte duke u përtypur. Drejtuesi i seancës i tërhoqi vëmendjen për këtë veprim dhe ai nxori çamçakëzin dhe e hodhi pak metra më pas ku ndodhej një punonjës i Policisë së Burgjeve. Kostandin Xhuvani akuzohet për vrasjen e Arbër Demirajt, Edison Jahos, Enea Xhajit dhe italianit Xhampaolo Acola (Giampaolo Azzola).

Vendimi për pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar ndaj Xhuvanit, u mor dje nga treshja e gjyqtarëve Sokol Tona, Artan Gjermeni dhe Arben Micko. Seanca e ardhshme do të zhvillohet më 10 shkurt, kur pritet që prokuroria të paraqesë konkluzionet dhe të kërkojë masën e dënimit për Xhuvanin. Me pranimin e kësaj forme gjykimi, Xhuvani i shpëton burgimit të përjetshëm, ndërkohë që çështja ndaj tij do të zgjidhet me akte. Kostandin Xhuvani, i akuzuar për vrasjen e katër personave në Tiranë, i kishte kërkuar më herët gjykatës zhvillimi të procesit me procedurë të shkurtuar, çka do të thotë se ai po tenton të përfitojë nga aplikimi i gjykimit të shkurtuar. "Unë e pranoj fajësinë, - tha Kostandin Xhuvani dhe për ketë kërkoj, që gjykimi ndaj meje të bëhet në gjendjen siç janë aktet". Xhuvani akuzohet për vrasjen e katër personave në ngjarjen e rëndë të 4 nëntorit në lokalin "Ante Grand" në Tiranë me 4 nëntor të vitit të kaluar. Krimi i Xhuvanit, djalit të artistëve Luiza dhe Gjergj Xhuvanit, solli edhe reagime dhe deklarata politike. Prej kësaj ngjarje të rëndë, nëna e tij Luiza dha dorëheqjen nga posti i deputetes së Partisë Socialiste. Në seancën e radhës i pandehuri nuk mbrohej nga asnjë avokat, ndërkohë që në sallë nuk ndodhej askush nga familjarët e tij. Të pranishëm ishin vetëm dy shokë të tij. Prokurori i çështjes, Enklid Gjini, i tha gjykatës se kjo kërkesë e të pandehurit duhet të refuzohej, pasi bëhet fjalë për një vrasje, e cila shkaktoi ndjeshmëri në publik. Për prokurorin, kjo çështje nuk mund të zgjidhet me gjykim të shkurtuar për sa kohë nuk është ende e qartë se si u vra njëri nga të rinjtë në lokalin "Ante Grand", Arbër Demiraj. Po ashtu prokurori tha se ende nuk ishin depozituar aktet biologjike të disa njollave gjaku të ekspertuara pas krimit nga policia shkencore. Ndërkaq ndër të vrarët është edhe Arbër Demiraj, djali i ish- kryeprokurorit të Apelit të Tiranës Skënder Demiraj. Pikërisht për këtë të fundit hetuesit janë ende të paqartë për mekanizmin se si ai u qëllua dhe më pas ndërroi jetë pa mbërritur në spital.

Ish-prokurori Demiraj i paqartë për vrasjen e të birit

Skënder Demiraj, babai i Arbër Demirajt, në një letër dërguar prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrit të Brendshëm sqarime për të mësuar të vërtetën se si ishte vrarë djali i tij, nga Arbri. Në letrën e tij, Demiraj, shfaqi pakënaqësi, si ndaj veprimeve policisë, ashtu edhe ndaj prokurorisë, për sa u përket hetimeve rreth masakrës me autor të dyshuar Kostandin Xhuvanin. Në cilësinë e një ish-prokurori, Skënder Demiraj, u ankua se policia nuk e dërgoi në kohë në spital të birin, Arbrin, i cili vdiq gjatë transportimit për te bluzat e bardha. Nga ana tjetër, Demiraj akuzonte prokurorinë se nuk ia ka vënë në dispozicion dosjen hetimore, teksa pretendon se djali i tij nuk kishte pistoletë me vete atë natë. Sipas akteve hetimore që ndodhen në dosjen që fillimisht përpiloi policia dhe më pas i verifikoi prokuroria, për t’i dërguar në gjykatë, rezulton se 19-vjeçari është vrarë aksidentalisht, nga një plumb rikoshet që ka dalë nga pistoleta me të cilën Xhuvani po qëllonte personat me të cilët ishte konfliktuar. pas Demirajt, policia nuk ka kryer hetimet e plota për ngjarjen dhe përveç neglizhencës për dhënien e ndihmës së parë, policia nuk ka zbardhur mekanizmin e ngjarjes dhe nuk ka sqaruar mënyrën e vrasjes së djalit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat