Kuvendi rrëzoi dekretin e Nishanit për Gjykatën e Lartë

Shqipëria

Kuvendi rrëzoi dekretin e Nishanit për Gjykatën e Lartë

Më: 29 janar 2015 Në ora: 23:08

Kuvendi rrëzoi me 78 vota kundër dekretin e Presidentit Nishani për Gjykatën e Lartë. Në seancën e sotme, u diskutua dekreti i Presidentit për kthimin e ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kreu i Komisonit të Ligjit, Fatmir Xhafaj rrëzoi pretendimet e Presidentit Nishani për emërimet në Gjykatën e Lartë, me argumentin se ligji i ri synon transparencë dhe vlerësim në meritën e kandidatëve. Lidhur me procesin aktual të përzgjedhjes së kandidaturave, ai tha: “Shpallet vakanca. Kandidatët çojnë dokumentet Presidenti bën një takim formal dhe zgjedh anëtarin. Por askush nuk di se si u zgjodh apo se cili ishte kandidati më i mirë. Apo zgjidhet ndonjë tjetër që nuk ka kandiduar fare?”.

Ndërsa deputeti demokrat, Eduard Halimi ka qenë pro kthimit të ligjit. “Argumentet e Presidentit janë të qarta si kristali, në të njëjtën linjë me partnerët tanë të Komisionit të Venecias. Përveç procedurës, ligji është antikushtetues. Përzgjedhja e anëtarëve të Gjykatës së Lartë janë eksluzivitet i Presidentit, mazhoranca ia heq këtë të drejtë”, tha Halimi. Nishani e ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë” më 9 janar, me argumentet se ai është antikushtetues, i përshpejtuar dhe krijon imazh negativ para ndërkombëtarëve.

Po ashtu, Kuvendi rrëzoi me 76 vota kundër dekretin e Presidentit për Këshillin e Lartë të Shtetit, ndërsa miratoi me 79 vota pro aktin normativ për Buxhetin e shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat