Berisha: Rama presion gjykatave që të mos dënojnë Xhuvanin përjetë

Shqipëria

Berisha: Rama presion gjykatave që të mos dënojnë Xhuvanin përjetë

Më: 29 janar 2015 Në ora: 22:30

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj vendimit të dhënë sot nga gjykata për gjykim të shkurtuar ndaj Kostandin Xhuvanit i akuzuar për vrasjen e 4 personave mëngjesin e 4 nëntorit në Tiranë, duke i dhënë kështu mundësinë atij t’i shpëtojë burgimit të përjetshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish kryeministri Sali Berisha akuzon Kryeministrin Edi Rama se i ka bërë presion gjykatave për të miratuar gjykimin e shkurtuar ndaj Xhuvanit.

Sipas tij përgjegjës për këtë vendim, është vetëm kryeministri Rama i cili u ka bërë presion gjykatave që të pranojnë kërkesën e Xhuvanit për gjykim të shkurtuar dhe t’i shpëtojë kështu dënimit përjetë.

"Rama terror mbi Gjykaten. Kostandinit te Partise i miratohet gjykimi i shkurtuar, pra i shpeton denimit perjete! Te dashur miq, ne nje akt unik ne historine e denimeve penale, Kostandini i Partise, xhelati i vrasjes se 4-fishte, nuk do denohet perjete. Gjykata ne presionin direkt te eger te Edi Rames ka vendosur sot te pranoje kerkesen per gjykim te shkurtuar te Kostandin Xhuvanit qe ekzekutoi 4 qytetare ne fillim te nentorit te vitit 2014 dhe te perjashtoj keshtu denimin me perjete. Gjykata vendosi qe ta mbroje nga denimi perjete Kostandinin e Partise edhe pse ai ekzekutoi me gjakftohtesi 4 viktimat e tij ja mbathi dhe Policia beri çdo gje qe ai te ikte. Gjykata ne presion te eger vendosi te mbroje nga denimi perjete Kostandinin e Partise edhe pse ai ishte vrases recidivist, kishte ekzekutuar 4 vjet me pare bashkemoshatarin e tij!", shkruan Berisha në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat