Berisha: Një Riformato i Ramës në Spanjë!

Shqipëria

Berisha: Një Riformato i Ramës në Spanjë!

Më: 29 janar 2015 Në ora: 21:55

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar lidhur me rastin e rrëzimit të një helikopter me një ton hashash në Spanjë i cili drejtohej nga një pilot shqiptarë.

Berisha thotë se Rama t'u mbrojtur nga faktet që dëshmojnë lidhjen e ngushte të qeverisë me bandën e shqiptaro - kolumbiane të kokainës, ai filloi në kuvend të flas për falënderimet të Gjermanisë

"Te dashur miq, qeveria Rama filloi tani eksportimin e Riformatove ne vende te tjera. Keshtu, piloti aktiv Feka, nje benjamin i ministres Kodheli, ne 6 mujorin e pare te vitit 2014 kishte kaluar dy muaj kualifikime ne vende te ndryshme dhe kishte marre "pak" leje per nje mision nderkombetar droge ne Spanje, ku dhe humbi jeten.

Mister i madh mbulon kete ceshtje. Banoret te Gjirokastres kane disa mendime per kete xhalo qe duhen verifikuar. Pasi bene Shqiperine Kolumbine e Europes, tani do tentojne te bejne Europen si Shqiperine. Rama, per t'u mbrojtur nga faktet qe deshmojne lidhjen e ngushte te qeverise me banden e shqiptaro - kolumbiane te kokaines, tha ne Parlament se mori falenderime nga nivele shume te larta te Gjermanise per operacionin e Interpolit, Europolit dhe Prokurorise se Shtetit kunder bandes se kokaines te bandes se Partise.

Neser me siguri do te na thote se mori telefonata nga nivelet me te larta te Spanjes per rrezimin e Riformatos se tij ne shtyllen e korentit ne Malaga!", ka shkruar Berisha në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat