Lezhë, këshilli bashkiak: Kush refuzon punën t’i hiqet ndihma ekonomike

Shqipëria

Lezhë, këshilli bashkiak: Kush refuzon punën t’i hiqet ndihma ekonomike

Më: 29 janar 2015 Në ora: 18:55

Kërkesa e bërë nga Zyra e Punësimit në Lezhë për të hequr 120 familje nga skema e ndihmes ekonomike me pretendimin se kanë refuzuar punësimin ka sjellë debate në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
Kjo nisme është kundërshtuar nga Këshilltarët e Djathtë të cilëve u janë bashkuar edhe dy këshilltarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Reagimit i është pergjigjur kreu i Grupit të Këshilltarëve të LSI-së Hasan Muça, sipas te cilit të djathtet po e politizojnë këtë çështje.
Ndërkohe personat që refuzuan zyrën e punes pretendojne se nuk u është premtuar punësim real dhe pagë e mjaftueshme për të mbijetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat