Pyjet në rrezik, preken nga sëmundja e Procesionares

Shqipëria

Pyjet në rrezik, preken nga sëmundja e Procesionares

Më: 29 janar 2015 Në ora: 18:50

Vendi ynë ndodhet para një emergjence kombëtare, pasi një sëmundje ka prekur të paktën 20 mijë hektarë pyje. Alarmi është dhënë nga vetë ministri i Mjedisit Lefter Koka në ditën e 92 vjetorit të krijimit të shërbimit pyjor.
Një ditë më parë, Ora News ngriti alarmin e shkatërrimit të 2 mijë hektarëve me pisha në rrethin e Krujës të cilat rrezikohen nga semundja e procesionaries. Kjo sëmundje ka prekur masive të tëra me pisha nga Kruja deri te pyjet e parkut kombëtar të Qafshtamës.
Sëmundja e procesionaries prek deget e reja te pishave duke i thare ato dhe per pasoje nuk lejon rritjen e tyre. Efektet më të renda i jep tek pishat e reja pasi larva që depërton në degë nuk lejon rritjen e tyre duke i lene te pazhvilluara apo duke i thare tërësisht. Një nga mënyrat për ta luftuar atë, janë kimikatet ndaj këtij infeksioni.
Ministri i Mjedisit Lefter Koka inauguroi ne Universitetin Bujqësor të Kamzës krijimin e një kopështi botanik, me një sipërfaqe prej 83 mijë metrash katrorë, e cila do t’u shërbejë studentëve për të kryer praktikat mësimore, ashtu sikurse edhe banorëve përreth si ambient shlodhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat