Topalli: Ushtria e përfshirë në trafikun e drogës, majori mori leje nga Kodheli

Shqipëria

Topalli: Ushtria e përfshirë në trafikun e drogës, majori mori leje nga Kodheli

Më: 29 janar 2015 Në ora: 18:06

Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli ka deklaruar sot në sallën e Kuvendit se përfshirja e një majori të Forcave të Armatosura Shqiptare në trafik droge është një alarm për të cilin ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli duhet të japë dorëheqjen.

“Majori mori leje nga Ministria e Mbrojtjes, çfarë prisni që Mimi Kodheli të japë dorëheqjen kur ushtria përfshihet në trafik droge.

Këta të gjithë janë fshehur si lepuj, por unë them që kjo është emergjencë ndërkombëtare. Nëse s’ju bën përshtypje ju qofshi, por po e çoni vendin drejt greminës”-deklaroi Topalli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat