Vjedhja e Bankës së Shqipërisë, më 19 shkurt vendimi për 10 të akuzuar

Shqipëria

Vjedhja e Bankës së Shqipërisë, më 19 shkurt vendimi për 10 të akuzuar

Më: 29 janar 2015 Në ora: 17:35

Gjykata e Tiranës do të shpallë në 19 shkurt vendimin për 10 të akuzuarit e parë, ish-punonjës të Bankës së Shqipërisë, të akuzuar për shpërdorim detyre.
Edhe në seancën e sotme është vijuar me konkluzionet e mbrojtjes, ku tre nga të akuzuarit, mes të cilëve edhe ish-drejtori Dorian Çollaku, kanë kërkuar të shpallen të pafajshëm.
Ata kanë pretenduar se nuk është përgjegjësia e tyre për vjedhjen qe kane ndodhur ne banke. Të njëjtën gjë, pretendoi edhe ish-drejtori Çollaku.
Ai sqaroi se vjedhja kishte nisur pasi kishte marrë atë post. Pasi ka dëgjuar palët, Gjykata u tërhoq për vendimin. Ne konkluzionet përfundimtare, Prokuroria kërkoi dënime me nga 5 dhe 6 vite burg për secilin nga te akuzuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat