Rama-opozitës: Sot shqiptarët po e paguajnë energjinë me çmim më të ulët se në kohën tuaj

Shqipëria

Rama-opozitës: Sot shqiptarët po e paguajnë energjinë me çmim më të ulët se në kohën tuaj

Më: 29 janar 2015 Në ora: 14:25

Kryeministri Edi Rama tha të enjten ne Parlament se sot shqiptarët po e paguajnë energjinë elektrike me çmim më të ulët se në kohën e qeverisjes së djathtë.

“Çmimi i energjisë elektrike është sot për qytetarin 9.6 lekë dhe jo 10.5 lekë sa ishte çmimi mesatar në qeverisjen e djathtë”, tha ai. Pas fashës mbrojtëse prej 300 kV, fshiheshin spekulantë dhe hajdutë të qeverisë, theksoi kryeministri. Ai akuzoi opozitën se e rriti borxhin me 200 milionë dollarë, si dhe rrezikoi pensionet e qytetarëve, duke krijuar një borxh prej 160 milionë dollarësh në buxhetin e sigurimeve shoqërore. Sipas tij, përmes taksës së sheshtë përfituan 97 % e qytetarëve shqiptarë. “Më thoni cila taksë i është rritur policit, apo mësuesit”, iu drejtua ai opozitës. Rama foli edhe për borxhin e qeverisë së kaluar ndaj biznesit. “Biznesi iu përgjigj thirrjes së qeverise për të investuar, duke marrë edhe kredi në banka, ndërsa qeveria nuk i pagoi ato për punët publike të kryera”, tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat