Tahiri: Lufta kundër krimit e pandalshme, mos baltosni policinë

Shqipëria

Tahiri: Lufta kundër krimit e pandalshme, mos baltosni policinë

Më: 29 janar 2015 Në ora: 13:10

Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri i ka bërë thirrje sot politikës të ndalë baltosjen e Policisë me deklarata mediokre, por të vlerësojë me gjakftohtësi punën e saj në luftën ndaj krimit dhe të bashkëpunoj me policinë në të mirë të qytetarëve.

Tahiri, deklaratën e tij e bëri të enjten gjatë seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, teksa iu përgjigj akuzave të ngritura në drejtim të policisë nga deputetët e Partisë Demokratike, ai shtoi se ju në tetë vite u ulët në tavolinë me krimin, ndërsa ne po luftojmë atë.

Sipas Tahirit, të gjitha akuzat e ngritura ndaj Policisë janë produkt i politikës mediokre, e cila nuk sheh realitetin në sy. “Arrestimi i 11 shtetasve dhe shpallja në kërkim 1 personi tjetër, si pjesë e një organizate kriminale ndërkombëtare e cila kishte një laborator droge në Xibrakë të Elbasanit, ku prodhohej kokainë, është një nga operacionet më të suksesshme të policisë së shtetit ,pas operacioneve në Lazarat apo Dukagjin”, tha Tahiri.

Sipas Ministrit të Brendshëm, Policia është larguar plotësisht nga krimi. “Deri dje droga ishte aty, edhe në Lazarat dhe në Dukagjin, edhe në Elbasan, në çdo cep të Shqipërisë dhe në të gjitha rastet aty i keni pasur, por Policia nuk ka qenë atje, për të bërë detyrën që i takonte me ligj. Kjo, vijoi Tahiri është arsyeja përse rezultatet flasin vetë dhe ulërasin më shumë se çdo deklaratë politike, që kërkon të zbeh vlerat e punës së Policisë përmes relativizimeve. Unë nuk kuptoj se ç;punë ka politika që fut hundët në luftën ndaj krimit të policisë, këtë se kuptoj”, theksoi Tahiri.
“Përse duhet të futen deklartat e pafundme poltike në të përditshmen tonë lidhur me punën që policia po bënë ndaj botës së krimit. Ju kujtohet kur Policia po luftonte në Lazarat, ndaj botës së krimit, ju i thatë policisë bandë që kërkon të terrorizoi vendin, ndërsa të kapurit i quajtët viktimat të dhunës policore shtetërore”, nënvizoi Tahiri. “Jeni po ju që po sot baltosni punën e policisë, kur janë ulur me rreth 60% vrasjet, pasi vrasjet janë ulur më shumë se kurrë këto 5-së vitet e fundit dhe nëse nuk është kështu jam gati të jap dorëheqjen”, tha Tahiri.

“Kemi luftuar korrupsionin dhe çdo cenim të policisë së shtetit, pasi policia sot është larguar nga krimi dhe jo si dje kur kupola e policisë ishte në tavolinë me botën e krimit dhe ne jemi krenar për këtë. Jemi krenar që partnerët na besojnë. Jemi krenar që policia është aty për qytetarët. Dhe ne asnjëherë këtë se kemi konsideruar sukses personal, por kemi thënë dhe do të themi është sukses i të gjithëve”, theksoi Ministri i Punëve të Brendshme.

Duke folur për bashkëpunimin me ndërkombëtarët, Tahiri tha se “Ish-Ministrat e Brendshëm, kanë pasur në tavolinat e tyre hartine drogës, por nuk lëvizën një gisht për ta luftuar atë”. Sot kemi ish-Ministra të akuzuar për gërdecin, për miliona lekë abuzime..etj, dhe asnjëri nuk merret në hetim nga prokuroria, ndërsa ne jemi të gatshëm të heqim imunitetin dhe të paraqitemi para drejtësië për çdo dyshim që ju kemi”, vijoi Tahiri.

“Ne, tha Tahiri, ju ftojmë të bashkëpunojmë të gjithë sëbashku. Prandaj jepini mundësi qytetarëve që të besojnë tek Policia, mos e ndosni më policinë e shtetit me deklarata të tilla, që dëmtojnë policinë dhe rrisin forcën e botës së krimit”, përfundoi Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat