Braçe: Vullnet për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian

Shqipëria

Braçe: Vullnet për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian

Më: 29 janar 2015 Në ora: 12:58

Kryetari i Komisionit Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe deklaroi të entjen se Europa është destinacioni ynë, dhe se e shikojmë Bashkimin Europian si destinacion politik, ekonomik, social e kulturor. “Konfirmoj me forcë që Evropa është destinacioni ynë, pavarësisht ngjarjeve të rënda kriminale. Ne kemi vullnetin e plotë të kemi vetëm Evropën si destinacion, politik ekonomik, social, kulturor, sepse ne i përkasim Evropës”, tha Braçe gjatë së sotme plenare të Kuvendit.

Duke marrë fjalën menjëherë pas ish-kryeministrit Sali Berisha, aktualisht deputet i Partisë Demokratike, i cili akuzoi qeverinë për lidhje me krimin, Braçe tha se në të giitha nivelet e gjyqësorit në vend janë tërësisht të paprekur ata persona të emëruar me vullnet të plotë nga qeveria e mëparshme dhe me vullnet tërësisht individual nga parafolësi, (i referohet Berishes). Sot, tha Braçe, është Kryeministri dhe ministri i Brendshëm që kanë kërkuar ballafaqim penal dhe civil me Prokurorinë e Gjykatën, për secilën nga akuzat e ngritura. “Kemi shpenzuar 70.8 miliardë lekë për Policinë e Shtetit. Janë para që kanë përmirësuar në mënyrë të qartë gjithë treguesit e kriminalitetit në vend”, tha Braçe. Duke renditur disa nga treguesit e punës së policisë së shtetit kundër krimit , Braçe tha se lidhja e qartë e politikës me krimin për 8 vitet e qeverisjes së mëparshme kishte arritur nivelin më të lartë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat