Kuvendi i Shqipërisë nderon viktimat e Holokaustit

Shqipëria

Kuvendi i Shqipërisë nderon viktimat e Holokaustit

Më: 29 janar 2015 Në ora: 11:49

Seances së sotme të Kuvendit të Shqipërisë i ka paraprirë një ekspozitë në nderim të viktimave të Holokaustit, të vendosuar në fasadën hyrëse të godinës së Kuvendit.

Ndërkaq para nisjes së seancës plenare është zhvilluar një ceremoni e posaçme për të përkujtuar viktimat e holokaustit, ku ka marrë pjesë dhe ambasadori i Shtetit të Izraelit në Shqipëri, Cohen.

Kuvendi i Shqipërisë nderon viktimat e Holokaustit Foto Flor Abazi (1)Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, tha me këtë rast , se “është nder që çelim këtë seancë duke sjellë në kujtesë viktimat e Holokaustit në kete ditën ndërkombëtare. Këtë javë e gjithë bota nderoi me dhimbje persekucionin e një kombi të tërë nga nazistët dhe sot kujtojmë një nga momentet më të errëta të historisë moderne. Përulemi me nderim për sakrificën e atyre që refuzuan të përkulen ndaj barbarisë nazistë. Ne kujtojmë me krenari dhe përulje të gjithë hebrejtë që jetuan në Shqipëri që gjetën bujarinë dhe besën shqiptare”, tha Meta.

Po ashtu, kryetari i Kuvendit shtoi se “Shqipëria është vendi ku hebrejtë ishin më shumë pas luftës sesa para saj. “Besa, bujaria mikpritja, tolerance e shqiptarëve janë elementë thelbësorë të kombit shqiptar dhe idetifikojnë Shqipërinë, si shembull bashkëjetëse duke na bërë krenarë”, cilësoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat