Shqipëria e Mali i Zi njohin patentat

Shqipëria

Shqipëria e Mali i Zi njohin patentat

Më: 29 janar 2015 Në ora: 00:01

Shqipëria dhe Mali i Zi kanë vendosur që të njohin patentat e shteteve respektive.

Vendimi është marrë gjatë ditës së sotme gjatë mbledhjes së qeverisë shqiptare.

“Me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat