PD kërkon bashkë-drejtim dhe të drejtë vetoje për reformën e drejtësisë

Shqipëria

PD kërkon bashkë-drejtim dhe të drejtë vetoje për reformën e drejtësisë

Më: 28 janar 2015 Në ora: 21:49

Demokratët do të marrin pjesë në hartimin e reformës në drejtësi, por me një kusht të ri; Komisioni i Posaçëm për këtë çështje të ketë numër të barabartë anëtarësh nga mazhoranca dhe opozita dhe të jetë me bashkëkryesim.

Amendamenti, qe me fjale te tjera do te thote nje komision bipartizan dhe dhenia fuqi e te drejtes se vetos, eshte depozituar nga demokratet ne Kuvend.

“Menjëherë sapo Kuvendi të miratojë projektvendimin, opozita parlamentare do të paraqesë përfaqësuesit e saj, duke mundësuar funksionimin me përbërje të plotë të Komisionit të Posaçëm për Reformën në Sistemin e Drejtësise", thuhet në kërkesën e demokratëve.

Ne bindjen e tyre te shprehur edhe në kërkesë, përbërja dhe funksionimi aktual i Komisionit minojnë që në nisje mundësinë e bashkëpunimit konstruktiv dhe konsensual midis palëve politike per nje reforme jetegjate.

Mazhoranca nuk ka ende qendrim per kete kerkese te demokrateve, ose te pakten jo te shprehur publikisht dhe as ne mbledhjen me dyer te mbyllura te Konferences se Kryetareve.

"Kerkesa do të shqyrtohet sipas rregullave dhe në një mbledhje të ardhshme të Konferencës së Kryetarëve do të mund të merret vendim për të", tha Edmond Spaho, deputet demokrat.

Palet kane rene dakort ne kete mbledhje, per ngritjen e nje Komisioni të përbashket për zbatimin e Marrëveshjes se Dhjetorit, i cili do te trajtoje tre çeshtje: dekriminalizimin, zbatimin e vendimeve te Gjykates Kushtetuese per Komisionet Hetimore, si dhe ai per Administraten Publike.

"Ramë dakord që të ngrihet një Komision, i cili të shqyrtojë të tre çështjet. Komisioni, i cili do të kryesohet nga opozita do të ketë 7 anëtarë në përbërjen e tij", theksoi Spaho.

Përveç barazisë së vendimmarrjes në Komisionin për Reformën në Drejtësi, në pritje te nje vendimmarrjeje nga Konferenca e Kryetareve janë edhe dy nisma te tjera nga demokratët, projektligji per taksen e qarkullimit dhe uljen e TVSh-së për energjine elektrike.

Nga selia e Partise Demokratike, zoti Spaho beri nje paralajmerim per Qeverine: "Sot ai ka në tryezë dy projektligje që do të bënin të mundur kthimin e normalitetit në vend, uljen e çmimit të naftës dhe energjisë për ekonominë dhe familjet. Qeveria duhet të reflektojë përpara se të jetë vonë, në të kundërt qytetarët do të marrin vetë në duar të ardhmen e tyre, do të mbrojnë familjet dhe vendin nga kursi i pandalshëm dhe shkatërrimtar i Edi Ramës dhe ne do të jemi ballë protestave më masive që ka njohur ndonjëherë vendi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat