Skandali, ministri Ahmetaj emëron shoferin e tij në krye të zyrës së qirave

Shqipëria

Skandali, ministri Ahmetaj emëron shoferin e tij në krye të zyrës së qirave

Më: 28 janar 2015 Në ora: 18:23

News24 ka zbuluar një tjetër skandal që lidhet me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj. Shoferi i ministrit Ahmetaj, Agron Ceka prej 6 muajsh punon si specialist në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Sipas të dhënave rezulton se Ceka është komanduar specialist i administrimit të pronës, ndërkohë që emërimin e ka shofer. Nga verifikimet mësohet se Ceka është regjistruar në Departamentin e Administratës Publike për specializim në muajin shkurt. Pas testimit të shkurtit, shoferi i ministrit Arben Ahmetaj, merr emërimin në pozicionin ku është vendosur aktualisht me komandim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat