Goditi nxënësin, MAS: Jo kthim të mësueses në punë, largohet drejtori

Shqipëria

Goditi nxënësin, MAS: Jo kthim të mësueses në punë, largohet drejtori

Më: 28 janar 2015 Në ora: 17:17

Ligji flet qartë dhe dhuna në shkolla është e patolerueshme, prandaj mësuesja e matematikës Suela Pirani nuk mund të kthehet më në radhët e arsimit.Ky është vendimi që pritet të zbardhë zyrtarisht Ministria e Arsimit dhe Sportit brenda këtyre ditëve. Lajmi është konfirmuar nga burime zyrtare të Ministrisë.

Ndonëse më herët Komisioni i Disiplinës në Drejtorinë Arsimore në Shkodër ka propozuar rikthimin në punë të mësueses, Suela Pirani, kjo gjë pritet të hidhet poshtë nga Ministria e linjës.

Gjatë mbledhjes me përfaqësues të arsimit në Malësinë e Madhe, por dhe specialistë nga Tirana, Komisioni i Disiplinës ka kërkuar që ndaj mësueses të merret vetëm masa paralajmërim për largim nga puna, nëse konstatohen shkelje të mëtejshme.

Kërkesën komisioni e ka bazuar në aftësitë e mësueses se matematikës, por dhe kërkesës nga këshilli i prindërve dhe vetë nxënësit, për rikthimin e saj në punë.

Propozimi në fjale i kalon Ministrisë së Arsimit dhe kjo e fundit vendosë për fatin e mësues. Ndërkohë Ministria e Arsimit dhe Sportit ka larguar përfundimisht Vlash Linadin nga detyra e drejtorit të zyrës arsimore së Malësisë së Madhe dhe ka komanduar në vend të tij, Festor Volaj. Ky i fundit ka qenë mësues në shkollën e Tamarës.

Ish-drejtori Linadi i cili u pezullua për fatura të papaguara të energjisë. Tashmë ministria pasi ka studiuar rastin në fjalë ka vendosur përfundimisht kryerjen e komandimit të drejtorit të ri të zyrës arsimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat