Një komision Ad-Hoc për rezolutën

Shqipëria

Një komision Ad-Hoc për rezolutën

Më: 28 janar 2015 Në ora: 16:51

Konferenca e Kryetarëve vendosi ngritjen e një komisioni të posacëm që do të merret me zbatimin e marrëveshjes politike që riktheu opozitën në Parlament. Partia Demokratike ka kërkuar gjithashtu barazi në përfaqësimin në komisionin për reformën në drejtësi, si dhe ka dorëzuar dy propozimet e saj për reduktimin e TVSH-së për energjinë dhe uljen e taksës së qarkullimit.

Pas miratimit të rezolutës në Parlament, politika nisi zbatimin e marrëveshjes që riktheu opozitën në Kuvend. Dekriminalizimi i institucioneve, zbatimi i vendimeve të gjykatës Kushtetuese dhe hetimet parlamentare, do të jenë objekt i punës së një komisioni të vetëm që do të kryesohet nga opozita.

Demokratët paraqitën në Konferencën e Kryetarëve edhe kërkesën për ndryshimin e komisionit për reformën në drejtësi, duke kërkuar barazi në përbërjen e tij mes mazhorancës dhe opozitës.

Tjetër propozim që demokratët i dorëzuan Kuvendit ka të bëjë me dy amendamentet për uljen e TVSH-së për energjinë elektrike në 6%, si dhe reduktimin e taksës së qarkullimit në 7 lekë për litër benzine apo nafte.
Nga selia e PD-së, Spaho i dërgoi Kryeministrin edhe një paralajmërim politik, duke i shpjeguar nëse nuk i pranon ato do të përballet me protesta.

Sipas demokratëve, shqiptarët sot paguajnë një cmim më të shtrenjtë se vendet e tjera për naftën dhe energjinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat