Veliaj fton bizneset të punësojnë persona me aftësi të kufizuar

Shqipëria

Veliaj fton bizneset të punësojnë persona me aftësi të kufizuar

Më: 28 janar 2015 Në ora: 16:50

Veliaj i ftoi bizneset të aplikojnë për Fondin e Nxitjes së Punësimit me vlerë 4.5 milionë dollarë, si dhe njftoi se shumë shpejt do të mblidhet këshilli i personave me aftësi të kufizuar

Bizneset që operojnë në vend duhet të punësojnë sa më shumë persona me aftësi të kufizuar. Deklarata është bërë sot nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, gjatë një aktiviteti për personat me aftësi të kufizuar.

Ndërsa theksoi se sfida e institucionit që ai drejton për vitin 2015 mbetet punësimi i PAK, ai ftoi bizneset që operojnë në Shqipëri të aplikojnë për të përfituar nga fondi 4.5 milionë dollarë i Nxitjes së Punësimit për këtë vit, duke punësuar persona me aftësi të kufizuar.

“Nëpërmjet Fondit të Nxitjes së Punësimit ne paguajmë 4 paga të plota dhe sigurimet shoqërore për 12 muaj për bizneset që punësojnë persona me aftësi të kufizuar. Jam i bindur se do të mbeten jashtëzakonisht të kënaqur nga puna e tyre, sepse janë të trajnuar dhe me etikë të lartë pune”, deklaroi Veliaj në aktivitetin “Fuqizimi ekonomik i Personave me Aftësi të Kufizuar përmes punësimit” organizuar nga ADRF dhe mbështetur nga USAID

Ministri Veliaj tha se nga qershori i vitit 2013, kur paratë që u takonin personave me aftësi të kufizuar ishin shpenzuar në fushatë, kanë ndryshuar shumë gjëra. Duke falënderuar USAID-in për mbështetjen që i ka dhënë kësaj shtrese, ministri njoftoi se shumë shpejt do të mblidhet këshilli i personave me aftësi të kufizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat