Opozita kërkon uljen e çmimit të naftës

Shqipëria

Opozita kërkon uljen e çmimit të naftës

Më: 28 janar 2015 Në ora: 16:50

Opozita kerkon uljen e cmimit te naftes, por Kryeministri Rama nuk duket ta kete shume me qef kete gje, pasi levizja me mjete, sic eshte shprehur edhe ai vete, do t‘i bente shqiptaret me obeze. Ai kishte kerkuar qe njerezit te ecnin me shume ne kembe, ndonese vete nuk e beri asnjehere nje gje te tille.
Ne projektligjin per taksat Partia Demokratike kërkon të ulet taksen e qarkullimit në 7 leke. Pas rritjes dy herë resht per 13 muaj, taksa e qarkullimit ka arritur ne 27 lekë per liter duke u bërë pengesa kryesore e uljes së cmimit të naftës
Nuk dihet nese kjo kerkese do te merret parasysh, për aq kohë sa Kryeministri ka pohuar se cmimi i naftës është i ulët. Fqinjet tane, sipas tij, taksen e qarkullimit e paguajne me vete e jo ne ccmimin e karburantit. Por, edhe nese do ta paguanin ne cdo liter karburant, do te mbeteshim serish me cmimin me te larte. Ne Maqedoni, taksa e qarkullimit është gati 5 here me e ulet se ne vendin tone.
Mundesia per uljen e takses vihet ne pikepyetje, edhe per faktin se Kryeministri tha se po mendonte per popullsine kur e rriti ate per here te pare.
E per nje shendet me te mire kishte premtuar se do ta bente ne kembe rrugen nga shtepia ne zyre, por nuk e mori mundimin te kaloje ne kembe as bulevardin qe ndan zyren e tij me Kryesinë e Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat