Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit në 2%

Shqipëria

Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit në 2%

Më: 28 janar 2015 Në ora: 16:48

Vendimi i fundit i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, është ulja në 2.00 % e normës bazë të interesit për lekun.

Banka e Shqipërisë ka ulur normën bazë të interesit, në një nivel të ri rekord prej 2%. Njoftimi është bërë nga banka e Shqipërisë në faqen e saj të internetit.

“Pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike e monetare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë me 0.25 pikë përqindje normën bazë të interesit, duke e çuar atë në nivelin 2.00%”.

Ky është njoftimi i Bankës së Shqipërisë, e cila ka ulur normën bazë të interesit, ë një nivel rekord prej 2%. Kjo është hera e 13-të, që institucioni monetar qendrore redukton normën bazë, që nga shtatori i vitit 2011, kur filloi politika agresive lehtësuese monetare, që synonte uljen e kostos së lekut dhe nxitjen e kreditimit dhe investimeve në ekonomi. Ulja më e fundit u bë në fund të nëntorit të vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat