Gjykata shtyn gjyqin për ish inspektoren e bankës

Shqipëria

Gjykata shtyn gjyqin për ish inspektoren e bankës

Më: 28 janar 2015 Në ora: 16:40

Gjykata e Tiranës vendosi të ndaje përsëri dosjen ndaj ish-zyrtarëve të Bankës së Shqipërisë, pasi i pandehuri Petrit Ramohitaj kërkoi gjykim të shkurtuar. Në këtë gjykatë, të pandehurit e vjedhjes së bankës janë ndarë tashmë në 4 dosje të ndryshme. Me ndarjen e çështjes për të pandehurin Petrit Ramohitaj, gjykata do të rihedhe në short dosjen penale ndaj ish-isnpektores së përgjithshme të Bankës Elivar Golemi dhe tre të pandehurve të tjerë që kanë kërkuar gjykim të zakonshëm.
Para gjykatës sot u paraqiten Golemi dhe të pandehurit e tjerë të cilat akuzohen për “shpërdorim të detyrës.
Pranë kësaj gjykate po gjykohen edhe 10 të pandehurit e tjerë për të cilët pritet vendimi i dënimit, ndërsa do të fillojne në muajn shkurt edhe seancat gjyqësore ndaj Ardian Bitraj i akuzuari i drejpërdrejte për vjedhjen e 713 mln lekëve në bankë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat