Digjitalizimi i të dhënave, Beqaj: Pacientët do pajisen me Kartën e Shëndetit

Shqipëria

Digjitalizimi i të dhënave, Beqaj: Pacientët do pajisen me Kartën e Shëndetit

Më: 28 janar 2015 Në ora: 11:37

U prezantua sot Karta e Shëndetit, e cila zëvendëson librezën shëndetësore. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, theksoi gjatë fjalës së tij se në këtë mënyrë do arrithet digjitalizimi i të gjithë informacionit për qytetarët.

Përmes kësaj karte, Beqaj sqaroi se do të përmirësohen shërbimet shëndetësore, si dhe do të lehtësohet puna e mjekëve.

Aplikimi për kartën e shëndetit do të shtrihet në kohë, ndërkohë që do të jetë e vlefshme gjatë këtij viti libreza shëndetësore.

“Ajo që dua të shpjegoj është se, qytetarët janë të ftuar që në momentin kur do të mbarojë plotësimi i librezës të vijnë të marrin kartën. Ky vit do të jetë viti i bashkekzistencës së të dyjave. Nuk do të mbetet askush pa shërbim, që të mos kemi një dyndje të njerëzve që në javën e parë. Ta shtrijnë gjatë vitit kur kanë nevojë, sepse nuk do të mbeten pa shërbim”, theksoi Beqaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat