Ambasadorët e huaj zhvillojnë takim në Kryeministri

Shqipëria

Ambasadorët e huaj zhvillojnë takim në Kryeministri

Më: 27 janar 2015 Në ora: 23:32

Ambasadori Amerikan Donald Lu, kreu misionit të BE-së në Tiranë, Romana Vllahutin së bashku me të gjithë ambasadorët e Trojkës për më shumë se 2 orë kanë qëndruar në selinë e Këshillit të Ministrave.

Mësohet se ata ishin të ftuarit e Kryeministrit Edi Rama në atë që jo zyrtarisht burime qeveritare e quajnë “një drekë pune nga ku Rama i ka shpjeguar strategjinë qeverisëse për 2015-n dhe prezantuar gjithashtu reformat e reja që do të ndërmerren në muajt në vijim duke e vënë theksin në reformën në drejtësi”.

Krahas Kryeminstrit Edi Rama në këtë drekë pune, organizuar në atë që njihet si “Salla e Luleve”, ishin edhe ministrat Naço, Haxhinasto së bashku me koleget e tyre atë mbrojtjes Mimi Kodheli dhe të integrimit Klajda Gjosha, të cilët janë larguar të parët.

Menjëherë pas takimit me ambasadorët në Kryeministri kanë mbërritur Ministri Financave Shkëlqim Cani, Drejtorja e Doganeve Spiropali dhe ajo e Tatimeve Shehaj dhe disa minuta më pas kreu Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat