Ja si ra prokuroria gjermane në gjurmët e laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit

Shqipëria

Ja si ra prokuroria gjermane në gjurmët e laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit

Më: 27 janar 2015 Në ora: 20:21

Prokuroria e Hanoverit ka zbuluar disa fakte të tjera në lidhje me trafikun e kokainës që bëhej në Shqipëri, ku u zbulua edhe laboratori në Xibrakë të Elbasanit.


Një një njoftim të lëshuar për mediet, prokuroria thotë se fillimisht ata kanë rënë në gjurmët e një 46-vjeçari, duke iu referuar Ilir Hysenit dhe 47-vjeçares Pranvera Ebeling, e cila bashkëjetonte me Hysenin.


Fillimisht hetimet nisën në ngarkim të një shtetasi shqiptar 46-vjeçar, i cili banonte përkohësisht në Hameln, si edhe një 47-vjeçareje nga Bodenverderi (Bodenëerder), e dyshuar si bashkëpunëtore e tij.


Pasi në vjeshtën e vitit 2014 u shtuan dyshimet që baza e kokainës ndodhej në Shqipëri, autoriteteve të atjeshme iu dërgua një kërkesë për mbështetje, duke u përcjellë edhe informacionet e nevojshme.


Hetimet në Shqipëri çuan në zbulimin e një laboratori të madh kokaine në një kompleks ndërtesash të veçuara dhe të ruajtura me masa shumë të larta sigurie në afërsi të qytetit të Elbasanit.


Në datën 14.01.2015 njësitë speciale të Policisë së Shtetit Shqiptar kryen kontrolle ndër të tjera edhe në këtë objekt.


Gjatë kontrolleve të kryera u arrit të sekuestroheshin në një automjet rreth 20 kg kokainë e pastër. Më tej, autoritetet shqiptare sekuestruan edhe disa armë, midis të cilave një armë automatike, para’ në monedha të ndryshme me një vlerë totale prej mbi 400.000 eurosh si edhe disa automjete dhe sasi të mëdha kimikatesh.”thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Hanoverit


Policia gjermane ka kontrolluar banesën e Ilir Hyseni dhe bashkëpunëtores së tij Pranvera Ebeling, por nuk jep detaje.


Ndërkohë nënvizohet fakti se në mesin e të arrestuarve është edhe Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, si dhe dy shtetas kolumbianë.


“Nga hetimet paraprake dyshohet që kokaina është përzier në Amerikën e Jugut me substanca të parrezikshme dhe pas mbërritjes përftohej sërish në Shqipëri. Dyshohet që laboratori i kokainës ka funksionuar prej disa muajsh.


Ende vazhdojnë hetimet për të zbuluar se sa drogë mund të jetë prodhuar gjithsej në laborator.


Në Shqipëri u arrestuan 11 shtetas.


Ndër të arrestuarit janë edhe dy kolumbianë si edhe 46-vjeçari nga Hamelni. Përveç tyre u arrestua edhe njëri nga nipërit e ish-diktatorit shqiptar Enver Hoxha.


Me sa është bërë e ditur, pjesa më e madhe e të akzuarve në Shqipëri ka marrë masën e sigurisë arrest me burg. Hetimet e autoriteteve shqiptare i mbështetën atje edhe një prokuror i Prokurorisë së Hanoverit, oficerë krimesh të Inspektoratit të Gëtingenit dhe Policisë Federale Kriminale si edhe ekspertë të Zyrës Kriminale të Landit Nidersaksen.


Të mërkurën në Hameln dhe Bodenverder u kontrolluan banesat e 46-vjeçarit dhe 47-vjeçares së dyshuar si bashkëpunëtore e tij”, vijon më tej njoftimi i Prokurorisë së Hanoverit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat