Basha: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar, investitorët po largohet

Shqipëria

Basha: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar, investitorët po largohet

Më: 27 janar 2015 Në ora: 20:11

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se sipas raportit të vitit 2014 të Foundation" dhe "Wall Street Journal" Shqipëria ka rënë në 9 vende më poshtë.

Po ashtu, Basha thotë se imazhi i vendit është dëmtuar dhe investimet e huaja po largohen nga klima armiqësorë ndaj biznesit, taksat e rritura, mungesa e konkurrencës, dhunimi i pronës dhe pasiguria ligjore.

"Raporti i vitit 2014 mbi lirite ekonomike ne bote te "Heritage Foundation" dhe "Ëall Street Journal", flet per nje renie te Shqiperise me 9 vende ne hierarkine globale gjate viti qe lame pas.
Po ecet prapa ne vend qe te shkohet perpara. Prej nje viti e gjysme denoncojme rrezikun e perqendrimit te pushtetit politik dhe ekonomik, per korrupsionin, kriminalizimin, cenimin e prones dhe rritjen e taksave. Te gjitha keto i gjejme tani te konfirmuara edhe ne raportet nderkombetare.
Imazhi i vendit eshte demtuar. Investimet e huaja po largohen nga klima armiqesore ndaj biznesit, taksat e rritura, mungesa e konkurences, dhunimi i prones dhe pasiguria ligjore. Goditja e sipermarrjes vendase dhe shkurajimi i investuesve te huaj kane sjelle renien e investimeve ne nivele rekord. Per pasoje mijera shqiptare kane humbur vendet e punes dhe u jane shtuar qindra mijera te tjereve qe kerkojne por nuk gjejne asnje mundesi punesimi. Gjendja ekonomike e njerezve është sot ku thërret qameti. Modeli Rama-Meta i taksave të larta e tarifave të rritura në kohë krize vazhdon t’i varfërojë qytetarët, vazhdon ta zhysë ekonominë.
Nuk mund te jete ndryshe me nje qeveri qe kerkon te kontrolloje gjithcka per vete dhe per klientelen e saj. Kontroll mbi parane, kontroll mbi inisiativen, kontroll mbi median dhe lirite tona. Cdo pseudoreforme synon te kontrolloje, varferoje dhe te rrise varesine. Per keto arsye njerezit sot fitojne me pak, paguajne me shume dhe jetojne me keq. Ky nuk eshte vendi qe enderrojme per veten dhe femijet tane.
Liria ekonomike eshte koncepti qe na diferencon me kete qeveri. Ne jemi forca e lirise ata forca destruktive e kufizimit.
Ekonomia, investimet dhe vendet e punes kerkojne klime miqesore ndaj biznesit, ulje taksash, nje qeveri ne krah te qytetarit jo ne lufte me te, partneritet jo agresion, nje atmosfere pozitive qe cliron energjite kombetare jo arrogance, dhune dhe cinizem shpirtzi.
Nderkohe qe ky realitet i dhimbshem ben thirrje per reflektim dhe ndryshim te menjehershem kursi, shkaktari dhe pergjegjesi numer nje per kete gjendje dyfishon pranine e tij ne ekrane ku si kendez ju kendon sukseseve imagjinare te Shqiperise se tij virtuale.
E ka kot. Nuk mund ta zhurmoje me klithjen qytetare të përkeqësimit. Nuk mund te shuaje zerin e opozites. Nuk mund ti fshehe konstatimet e perditshme te perkeqesimit nga institucionet nderkombetare. Zeri i qytetarëve, zëri i së vertetës po ngrihet cdo dite e me i forte. Ashtu si dje ne protesten kombetare kunder cmimit te karburantit ne do te jemi ne krah te interesave te qytetareve, ne balle te protestave te tyre.
Te enjten qeveria ka shansin te nise korrigjimin e kursit duke anulluar rritjen e takses se qarkullimit dhe duke ulur me 14 perqind cmimin e energjise elektrike sic vete premtoi ne fushate. Ne te kundert do te perballen me forcen e bashkimit te shqiptareve qe refuzojne te trajtohen si kavje, te mashtrohen, te dhunohen dhe te poshterohen nga nje grusht oligarkesh. Durimit te njerezve ju ka ardhur fundi", ka shkruar Basha në Facebook./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat