MPJ: Të shqetësuar për aktet e dhunës në Prishtinë

Shqipëria

MPJ: Të shqetësuar për aktet e dhunës në Prishtinë

Më: 27 janar 2015 Në ora: 18:49

Tirana zyrtare ka shprehur shqetësimin e saj për aktet e dhunës që u shfaqen sot në Prishtinë gjatë një proteste politike.

Me anë të një deklarate për shtyp, bëhet e ditur se “Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë ndjek me vëmendje zhvillimet aktuale në Kosovë dhe shpreh shqetësimin e saj për rastet e dhunës në rrugët e Prishtinës. MPJ u bën thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës që të tregojnë vetë-përmbajtje dhe të distancohen nga aktet e dhunës, të cilat nuk i shërbejnë stabilitetit të vendit. Qetësia dhe rivendosja e rendit janë të një rëndësie parësore për t’i hapur rrugë zgjidhjes së problemeve dhe i shërben stabilitetit demokratik të Kosovës.

MPJ fton forcat politike në Kosovë që të shfrytëzojnë institucionet dhe dialogun me qeverinë e sapo krijuar, si mundësi të vetme për qetësimin e situatës, dhe të përdorin të gjitha energjitë në adresimin e sfidave euro-atlantike të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat