Bashkia Tiranë denoncon ministrinë e Erion Veliaj

Shqipëria

Bashkia Tiranë denoncon ministrinë e Erion Veliaj

Më: 27 janar 2015 Në ora: 16:34

Një ndërtim pa leje që mbrohet nga nga policia e shtetit.
Akuza e Bashkisë së Tiranës i drejtohet Ministrisë së Mirëqënies Sociale.
“Punimet që kryhen në këtë objekt në mes të ditës, në mbrojtjen e plotë të Policisë së Shtetit nuk kanë asnjë lloj leje ndërtimore.
Ministria e z. Veliaj që ka marrë përsipër të ndërtojë në këtë objekt nuk ka bërë absolutisht asnjë lloj aplikimi sipas ligjit përkatës në Bashkinë e Tiranës, për t’u pajisur me leje zhvillimore. Të ndodhur në këto kushte, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Vendor i Bashkisë së Tiranës ka ardhur dhe ka bërë të gjitha konstatimet përkatëse, duke vendosur edhe gjobën dhe duke nxjerrë edhe urdhrin përkatës për ta rikthyer objektin, në mungesë të një leje zhvillimore, në gjendjen e tij të mëparshme”, deklaroi Bozdo.
Kjo punë rutinë e inspektoriatit të bashkisë është ndaluar nga policia.
Por, cilat janë argumentat që ka paraqitur kjo e fundit?
“Argumenti është që “unë jam i forti, unë kam qeverinë unë burgos ata që dua të burgos” dhe klientët e qeverisë, ministritë përkatëse që janë të parët që duhet të respektojnë ligjin, “unë i lë të bëjnë çfarë të duan”. Ky është absurdi dhe standardi i dyfishtë që na ofrohet sot nga qeveria Rama. Jam këtu për të denoncuar publikisht këtë gjë”, u shpreh ai.
Efektivët e policisë do të duhet të përgjigjen përpara drejtësisë për shpërdorim detyre, së bashku me ministrin Erion Veliaj, zyrat e e të cilit ndodhen vetëm pak metra nga ndërtimi i paligjshëm që denoncon Bashkia e Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat