Meta uron Cipras për fitoren në zgjedhjet e së dielës

Shqipëria

Meta uron Cipras për fitoren në zgjedhjet e së dielës

Më: 27 janar 2015 Në ora: 16:29

Kreu i Kuvendit shqiptar, Ilir Meta, ka uruar kryeministrin e ri të Greqisë për fitoren e bujshme në zgjedhjet e së dielës.

Nëpërmjet një mesazhi, Meta vlerëson marrëdhëniet me Greqinë, duke i cilësuar ato të ngushta. Po ashtu Meta ka vlerësuar edhe vëmendjen e kushtuar nga ana e shtetit fqinj për numrin e lartë të komunitetit shqiptar që jeton dhe punon në Greqi.

Më tej në mesazhin e tij të urimit, kryeparlamentari shprehet se forcimi i ekonomisë greke, është i një rëndësie të madhe jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin.

“Vlerësojmë marrëdhëniet e ngushta me Greqinë. Vlerësojmë vëmendjen tuaj ndaj komunitetit shqiptar në Greqi. Forcimi i ekonomisë greke me rëndësi të madhe për ne”, i shkruan Meta Ciprasit në mesazhin e tij.

Partia e majtë radikale SYRIZA fitoi 36.6% të votave në zgjedhjet e përgjithshme duke siguruar 149 mandate, nga 151 që duheshin për të formuar qeverinë. Pas negociatave që zgjatën më pak se një orë, SYRIZA bëri koalicion me Grekët e Pavarur, që kishin fituar 13 deputetë, duke formuar kështu një shumicë të konsoliduar.

Cipras njihet si ndër figurat që kanë kundërshtuar vazhdimisht ligjet pro-emigrantëve brenda Greqisë. Me ardhjen e tij në pushtet, pritet që e ardhmja e emigrantëve shqiptarë atje të marrë një tjetër dimension.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat