Reforma në drejtësi, Buquicchio: Duhet bashkëpunim qeveri-opozitë

Shqipëria

Reforma në drejtësi, Buquicchio: Duhet bashkëpunim qeveri-opozitë

Më: 27 janar 2015 Në ora: 12:24

Krerët më të lartë të shtetit, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të institucioneve evropiane janë mbledhur sot në Tiranë në një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar për reformën në drejtësi.

Në këtë takim me temë “Komisioni i Venecias dhe Shqipëria, dinamizmi i legjislacionit shqiptar drejt standardeve evropiane” merrte pjesë edhe presidenti i Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio.

Buquicchio bëri thirrje se nëse partitë bashkohen në këtë reformë atëherë ajo do të japë efektet e pritura kundër kriminalitetit. Ndër të tjera, ai lëshoi në apel të maxhorancës duke thënë se ajo nuk duhet të shfrytëzojë pozitat e saj dhe të bashkëpunojë më shumë me opozitën.

“Demokracia nuk e lejon sundimin e shumicës. Shumica nuk duhet të shfrytëzojë pozitat e saj. Duhet të ketë një ekuilibrim mes shumicës dhe pakicës. Opozita duhet të ushtrohet në mënyrë konstruktive, pasi bllokimi i Parlamentit është mosfunksionimi i opozitës. Partitë duhet të zgjedhin kandidatë pa probleme. Dekriminalizimi do të ketë efekte nëse kjo do të funksionojë”.

Në këtë konferencë janë të ftuar Krerët me te lartë të politikës dhe të sistemit të drejtësisë në vend, gjithashtu është i ftuar edhe Trupi Diplomatik i akredituar në Shqipëri.

President i Komisionit të Venecias do të ketë takime me gjithë aktorët e politikës shqiptare dhe të gjyqësorit në Shqipëri.

Presidenti Bujar Nishani tha në fjalën shprehu domosdoshmërinë e një reforme pa militantizëm partiak dhe përqendrimin e pushteteve në një dorë të vetme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat