Zëvendesguvernatorja Gjoni: Misioni i BSH-së, ruajtja dhe garantimi i stabilitetit financiar

Shqipëria

Zëvendesguvernatorja Gjoni: Misioni i BSH-së, ruajtja dhe garantimi i stabilitetit financiar

Më: 27 janar 2015 Në ora: 10:14

Zëvendesguvernatorja e Parë, e Bankës së Shqipërisë, Elisabeta Gjoni, u shpreh se, misioni BSH-së është ruajtja dhe garantimi stabilitetit financiar të vendit.

E pranishme në, Forumin e 20-të të Evropës Qendrore dhe Lindore që u organizua nga “Euromoney” në Vjenë, Austri, këtë fundjave Gjoni, vuri në dukje sfidat kryesore të Bankës së Shqipërisë: sjelljen e inflacionit brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë, nxitjen e kreditimit si dhe zgjidhjen e problemit të kredive me probleme. Viti 2015 do të vazhdojë të kërkojë angazhimin dhe vëmendjen e vazhdueshme të Bankës së Shqipërisë për trajtimin e këtyre sfidave me qëllim ruajtjen dhe garantimin e stabilitetit financiar në vend.

Ky forum zhvillohet çdo vit dhe mbledh në një tryezë të përbashkët diskutimi figura të njohura ndërkombëtare nga fusha politike e ekonomike.

Forumi ishte konceptuar në formën e paneleve me tema specifike, ku një rëndësi të veçantë kishin paneli i ministrive të financave/ekonomisë dhe i bankave qendrore.

Paneli i ministrive të financave/ekonomisë, i moderuar nga Richard Ensor, Kryetar i Euromoney Institutional Investor PLC, pati si folës kryesor Philip Bennett, Zëvendëspresident dhe Drejtor Kryesor Operacional, BERZH. Ky panel trajtoi tema të rëndësishme të lidhura me politikën fiskale, rritjen ekonomike, zhvillimet e fundit në Evropë dhe ndikimet e tyre në ekonomitë e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Në këtë panel morën pjesë ministra dhe zëvendësministra nga Ministritë e Financave dhe të Ekonomisë të Hungarisë, Gjeorgjisë, Lituanisë, Serbisë, Sllovakisë dhe Shqipërisë.

Paneli i bankave qendrore me temë “Politika Monetare: sfidat e guvernatorit të bankës qendrore”, i moderuar nga Richard Ensor, Kryetar i Euromoney Institutional Investor PLC, pati si folës kryesor z. Ewald Nowotny, Guvernator i Bankës Kombëtare të Austrisë dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane.

Ky panel trajtoi tema të rëndësishme të bankës qendrore si: domethënia e bashkimit bankar për bankat qendrore të Evropës Evropës Qendrore dhe Lindore, politika monetare dhe stabiliteti financiar, kursi i këmbimit, inflacioni dhe normat e interesit, efektet e politikës monetare të Rezervës Federale dhe Bankës Qendrore Evropiane në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, etj.

Në këtë panel morën pjesë guvernatorë, zëvendësguvernatorë dhe anëtarë bordi nga bankat qendrore të Gjeorgjisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Polonisë, Rumanisë, Serbisë, Shqipërisë dhe Turqisë. Banka e Shqipërisë u përfaqësua në këtë panel me pjesëmarrjen e Zëvendesguvernatores së Parë, Elisabeta Gjoni.

Gjatë këtij forumi, zj. Gjoni zhvilloi takime dhe me përfaqësues të bankave të ndryshme tregtare, të cilët shfaqën interes për të investuar në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat