Tahiri: Jemi më pranë qytetarëve

Shqipëria

Tahiri: Jemi më pranë qytetarëve

Më: 27 janar 2015 Në ora: 00:07

Ministri i brendshëm Saimir Tahiri tha se Policia e Shtetit ka arritur të dekriminalizohet duke u shkëputur një herë e përgjithmonë nga lidhjet e saj me boten e krimit.

Gjatë fjalës në analizën 1-vjeçare të uniformave blu, Tahiri tha se policia është një strukturë më pak e korruptuar, e cila i ka kthyer sytë nga qytetarët.

“Sot duket e zhvlerësuar, por është kolosale përpjekja për ta shkëputur policinë nga gostitë me botën e krimit.

Në të njëjtën kohë shkëputja nga praktikat e korrupsionit është kthyer në sistem.

Askush nuk i mbron më policët e korruptuar. Arritje kthimi i syve nga qytetaret me një qasje strukturore drejt problemeve te tij”, tha Tahiri gjatë fjalës së tij.

Ministri i Brendshëm u shpreh se një nder arritjet kryesore për vitin 2014 është hedhja poshtë e miteve të pandëshkueshmërisë.

Deklarimet e Tahirit vijnë ne kohen kur ministri është akuzuar nga opozita për lidhje me elemente kriminale si dhe për mbrojtje te personave te implikuar ne trafikun e drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat